Alert: 4/24/2020 “Vërtet, muaji i Ramazanit është një muaj i madh. Gjatë tij, Al…

Alert

“Vërtet, muaji i Ramazanit është një muaj i madh. Gjatë tij, Allahu shumëfishon veprat e mira, fshin mëkatet dhe e lartëson atë në rangje.”

Të nderuar Anëtar , duke marrë parasysh rrethanat në të cilat ndodhemi ju bëjmë me dije që dyert e Qendrës Kulturore Shqiptaro Amerikane do të jenë të hapura për cdo nevojë urgjente të Anëtarëve. Rrethanat në të cilat ndodhemi na bëjnë të pamundur për të bërë iftare sëbashku , të degjojmë ligjerata dhe te falim namazin e Taravisë. Duke dashur që të jemi sa më afër njëri tjetrit , Këshilli i Qendrës ju njofton qe sot ( e premte), Imami i Qendrës Z.Arun Pollozhani do të mbajë ligjerata fetare nëpërmjet rrjetit të FB dhe Instagram. Ju mund te shikoni nëpërmjet faqes zyrtare të QKSHA. Ligjerata fetare do te jenë nga ora 9:00pm deri ne ora 9:30pm .
Gëzuar Muajin e Ramazanit dhe Agjerim të lehtë !
Me respekt,
Kryetari
Burim Zhuta dhe
Këshilli i Qendrës Kulturore Shqiptaro Amerikane -Riverdale NJ

Alert: 4/23/2020 Të nderuar Anëtar , duke marrë parasysh gjendjen e jashtëzakonsh…

Alert

Të nderuar Anëtar ,
duke marrë parasysh gjendjen e jashtëzakonshme në të cilën ndodhemi shpresojmë që ju dhe familjet tuaja të jeni shëndosh dhe mirë . Këshilli i Qendrës Kulturore Shqiptaro Amerikane Ju uron fillimin e muajit te Ramazanit . Gëzuar Ramazanin, muajin e paqes, begatisë dhe shpëtimit. Zoti dhasht miresi dhe mbaresi ne familjet tuaja …dhe ua beft te leht agjerimin ! Ju lutemi Në rast urgjence te kontakoni Këshillin e Qendrës Kulturore Shqiptaro Amerikane !

Alert: 4/20/2020 ” Te Allahut jemi dhe te Ai do te kethehemi Ju lajmerojme se ka nd…

Alert

” Te Allahut jemi dhe te Ai do te kethehemi
Ju lajmerojme se ka nderrua jete Agnije Alimi , nena e Izeir Alimit.
Varrimi I te ndjeres do te behet diten e Merkure.
Per shkaqe objektive qe jemi ne gjendje te jashtezakonshme nuk do te kete KONAK as ne shpi as ne Xhami!
Ky lajmerim eshte vetem per informate!
E lusim Perendine qe merhumes tia kete pranua te gjitha veprat e mira dhe tia kete fale Xhenetin.
E Lusim Perendine qe familjes Alimi pad sodit vetem te mira ti japi!
Amin!

Alert: 4/20/2020 ” Te Allahut jemi dhe te Ai do te kethehemi Me keqardhje ju lajmer…

Alert

” Te Allahut jemi dhe te Ai do te kethehemi
Me keqardhje ju lajmerojme se ka nderrua jete Irfet Demishahu e shoqja e Nazmi Demishahut.
Varrimi I te ndjeres do te behet diten e Eijnte
Per shkaqe objektive qe jemi me gjendje te jashtezakonshme per shkak te virusit, nuk ka KONAK as ne shpi as te Xhamija
E Lusim Perendine qe tia kete pranua te gjitha veprat e mira dhe ta kete vendosur ne Xhenet
E Lusim Perendine qe familjes Demishahu pad sodit vetem te mira ti japi”
Amin!

Alert: 4/01/2020 Te Allahut jemi dhe te Ai do te kethehemi Te nderuar bashkeatdheta…

Alert

Te Allahut jemi dhe te Ai do te kethehemi
Te nderuar bashkeatdhetare:
Me keqardhje ju njohtojme se ka nderuar jete Fejzi Kurtishi , baba I atmi,Fatmir& mushteba Kurtishit!
Varrimi I te ndjerit eshte kry në vendlindje !
Per arsye se gjindemi ne kushte te jashtezakonshme nuk do te kete konak!
Konaku do te hapet pasiqe te kete kalua gjendja e jashtezakonshme!
Lusim Perendine e Madheruar qe re ndjerit tia kete pranua veprat e mira dhe ta kete vendosur shpirtin e tij ne xhenet
Lusim Perendine e Madheruar qe familjes Kurtishi mbas sot ti japi vetem te mira!
Amin!

Alert: 3/31/2020 Të nderuar Anëtar , duke marrë parasysh gjendjen e jashtëzakonshme…

Alert

Të nderuar Anëtar , duke marrë parasysh gjendjen e jashtëzakonshme në të cilën ndodhemi shpresojmë që ju dhe familjet tuaja të jeni shëndosh dhe mirë. Këshilli i Qendrës Kulturore Shqiptaro Amerikane njofton që mbledhja e përgjithshme që do të mbahej në 5 Prill do të ANULOHET. Kjo masë merret për të ndihmuar shërimin e të prekurëve dhe për të parandaluar përhapjen e Koronavirusit. Kjo mase do te jete ne fuqi Derisa te hiqet masa Shtetetore!
Në rast urgjence kontakoni Këshillin e Qendrës Kulturore Shqiptaro Amerikane

Alert: 3/16/2020 Të nderuar Anëtar , Pas vendimit te Kryetarit te New Jersey (The…

Alert

Të nderuar Anëtar ,
Pas vendimit te Kryetarit te New Jersey
(The Governor) Phil Murphy qe te mos kete grumbullim te njerezve me shume se 50 veta, Qendra Kulturore Shqiptaro Amerikane vendosi që të ndërprese të gjitha shërbimet kulturore , edukative dhe fetare të cilat mbahen në ambientet e Qendrës Kulturore Shqiptaro Amerikane
Do të ndërprese aktivitetet në vijim:
–falja e lutjeve (namazeve) te dites
–falja e lutjes (namazit) te dites te xhuma
-mbledhjen e parashikuar ne 22 Mars
-shkolla nuk do te zhvillohet
-aktivitetet e lira nuk do te zhvillohen
Gjithashtu do të ndërprese cdolloj aktiviteti që mbahet nën objektin e QKSHA si :
–dasmat
–fejesat
–ditelindjet
–mevludet
– mbrëmje festive ,
si dhe cdo tubim tjeter që është i ndaluar nga Shteti i Nju Xhersit .
Këto masa merren per te per te ndihmuar shërimin e të prekurve dhe për të parandaluar përhapjen e Koronavirusit!
Kjo mase do te jete ne fuqi Derisa te hiqet masa Shtetetore!
Në rast urgjence kontakoni Këshillin e Qendrës Kulturore Shqiptaro Amerikane
Lusim Peredine e Madheruar qe me Mëshirën e Tij te ndihmoje njerezimin për të kaluar këtë sfidë ! Amin

Alert: 3/12/2020 Për të gjithë vëllezërit dhe motrat tanë shqiptarë, Ndërsa …

Alert

Për të gjithë vëllezërit dhe motrat tanë shqiptarë,

Ndërsa vendi është në gjendje të jashtëzakonshme dhe siguria e komunitetit tonë është shqetësimi dhe përparësia jonë kryesore, të gjitha ngjarjet e planifikuara të organizatës janë shtyrë dhe do të rindizen deri në njoftimin e mëtejshëm për shkak të virusit të koronës.

Falënderojmë të gjithë për mbështetjen që i keni dhënë organizatës dhe shpresojmë që të gjithë të qëndroni të shëndetshëm!

To All Our Albanian Brothers and Sisters,

As the country is in a state of emergency and the safety of our community is our main concern and priority, all scheduled events of the organization have been postponed and will be rescheduled until further notice due to the corona virus.

We thank everyone for the support you have given the organization and hope you all stay safe and healthy!