Alert: 11/22/2019 …

Alert

L A J M Ë R I M

Të nderuar anëtarë të Qendrës kulturore shqiptaro – amerikane, ju njoftojmë se më datën 7 tetor 2019, në orën 11.00, do të mbahet mbledhja e përgjithshme informative, me këtë rend dite:
1. Prezentimi i Këshillit të ri.
2. Raport për gjendjen financiare në të cilën iu dorëzua Këshillit të ri.
3. Raport për të ardhurat dhe shpenzimet nga muaji prill deri në shtator 2019.
4. Informim për aktivitetet në arsim.
5. Informim për aktivitetet e lira me theks të veçantë në sport.
6. Informim për aktivitet fetare.
7. Të ndryshme. (Diskutime rreth pikave të mësipërme).
Pjesëmarrja juaj është e rëndësishme për mbarëvajtjen e Qendrës kulturore shqiptaro – amerikane.

Me respekt
Qendra kulturore shqiptaro – amerikane
Kryetar
Z. Burim Zhuta

Lajmëroni shoqërinë tuaj në:
Posted in Alerts.