Alert: 5/30/2019 Të nderuar vëllezër e motra, xhematë i ndruar i xhamisë pranë Q…

Alert

Të nderuar vëllezër e motra, xhematë i ndruar i xhamisë pranë QKSHA në Riverdale, NJ.
Ja, ditë pas dite, natë pas nate dhe muajit të bekuar të Ramazanit po i vijë fundi. Neser eshtë ditë e madhe, natë e madhe, ditë xhumaje e nata më e vlefshme e vitit, Nata e madhe e Kadrit. Natë kur melaiqet e Zotit zbresin në tokë dhe sëbashku me ne bejnë ibadet, lutën dhe na përcjellin neve në lutjet tona, dhe ato në mëngjes ia përcjellin Zotit mëshirues, falës dhe furnizues.
Të nderuar besimtarë, ejani nesër që sëbashku të falemi në xhuma, të falemi në teravi, të lutemi sëbashku për vedin tonë, për prindërit dhe terë familjen e farefisin, për terë besimtarët. Ejani se është ditë dhe natë kur Zoti nuk na këthen duarëthatë.
Para namazit të xhumasë do kemi dua hatmeje që ti gëzojmë më të dashurit tanë që kaluan në amshim para neve, dhe të perfitojmë edhe ne të gjallët nga drita e Kuranit.
Pra Nesër 31 Maj (e xhuma) me rastin e Natës së Madhe të Kadrit ju ftojmë të ghithve familjarisht në iftarin që shtron xhamia.

Me Respekt
Këshilli i Xhamisë – AACC
Riverdale, NJ

Lajmëroni shoqërinë tuaj në:
Posted in Alerts.