Alert: 5/05/2019 – Të nderuar vëllezër dhe motra të besimit Islam! Bota Islame n…

Alert

– Të nderuar vëllezër dhe motra të besimit Islam!

Bota Islame nga dita e nesërme (6 Maj, e Hënë) përjeton ardhjen e muajit Ramazan, muajit të agjërimit, muajit të Kur’anit, muajit të lëmoshës dhe ndihmës vëllazërore.
Muaji Ramazan ashtu siç na mëson të edukojmë shpirtin, na fton edhe për unitet dhe ngritjen e ndërgjegjës tek çdo musliman për të përmirësuar lidhjen me Allahun, me prindërit, me vëllezërit dhe me gjithë muslimanët kudo që jetojnë.
– AACC ju uron përzemërsisht muajin e bekuar të Ramazanit.
Allahu na i pranoftë agjërimin, adhurimet dhe veprat e mira, na sjelltë begati, mirësi dhe paqe në familjet tona.
Sonte (e Diel, 5 Maj) Namazi i Teravisë do të falet në ora 9:30pm.

Gjithashtu lajmërojmë të gjithë ata që duan të shtrojnë iftar në xhaminë tonë, të paraqiten në numrat më poshtë ose të shkruani Emrin Mbiemrin dhe datën në listën e cila do të vendoset në xhaminë tonë.
973-454-4609 Nashir Pollozhani
201-921-8294 Almir Shaqiri

Me Respekt
Këshilli i Xhamisë – AACC
Riverdale, NJ

Lajmëroni shoqërinë tuaj në:
Posted in Alerts.