Alert: 12/14/2021 Të Allahut jemi dhe tek ai do të kthehemi. Me pikëllim të thellë …

Alert

Të Allahut jemi dhe tek ai do të kthehemi. Me pikëllim të thellë morëm lajmin e pabesueshëm që vëllau, miku dhe bashkatdhetari ynë Berat Kaliqi, nuk është më në mesin tonë. Ky lajm i kobshëm ka tronditur jo vetëm familjen por gjithë komunitetin tonë, antarë dhe aktivistë të QKSHA-së. Berati ishte njëri prej nesh, më i miri, shembullori, aktivist dhe patriot i sinqertë. Ai iku papritur, por shembulli që ai la pas do të jetë gjithmonë mes nesh.
Zoti i faltë paqe në botën e amshueshme.
QKSHA shpreh ngushllime dhe ju qëndron pranë fëmijëve Arionit, Ademit, Adrianit dhe bashkëshortes Kimete, dhe lusim Allahun ti falë Xhenetin të ndjerit.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet me 15 dhjetor ( e Mërkur ) procesi i varrimit fillon prej orës 11am pranë xhamijës sonë në Riverdale të New Jersey.
Adresa: 90 Riverdale Road, Riverdale, NJ

Lusim perendin e madhërauar që merhumit të ja ketë pranuar veprat e mira dhe shpirtin e tij ta vendosi në xhenet, kurse familjes Kaliqi pas soti ti jap vetëm të mira AMIN.

Lajmëroni shoqërinë tuaj në:
Posted in Alerts.