Alert: 5/21/2019 Lajmërim: -Të nderuar vllezër dhe motra, SONTE shtrohet iftar n…

Alert

Lajmërim:

-Të nderuar vllezër dhe motra, SONTE shtrohet iftar në xhaminë tonë!
Jeni të mirseardhur!

-Gjithashtu ju RIKUJTOJMË se NESËR
(e mërkurë), xhamia organizon Mevlud me rastin e Natës së Bedrit duke filluar nga ora 7:00pm, ku pastaj do të shtrohet edhe iftar.
Ju ftojmë të merni pjesë të gjithë familjarisht!

Këshilli i Xhamisë – AACC
Riverdale, NJ

Alert: 5/16/2019 Të Nderuar Anëtarë, Në emër të Qendrës Kulturore Shqiptaro …

Alert

Të Nderuar Anëtarë,

Në emër të Qendrës Kulturore Shqiptaro Amerikane, ju falenderojmë për anëtarsinë dhe mbështetjen tuaj. Të gjithë e dijmë se organizata funksionon me një përqindje të madhe të anëtarsisë, kështu që ju kërkojmë që të bëni pagesen për 2018 në rase nuk e keni paguar, gjithashtu edhe pagesen e anëtarsisë për vitin 2019. Ju paralajmerojmë se në ditën e Bajramit vetëm anëtarët e organizatës do të lejohen të marrin pjesë, dhe që të kenë mundësinë edhe anëtarët e kryesisë të marrin pjesë në ceremoninë të ditës së Bajramit, nuk do lejohet pagesa e anëtarsisë atë ditë.

Ju Faleminderit për mirëkuptimin!
Kryesija e QKSHA

Dear Members,

On behalf of the Albanian American Cultural Center, we thank you for your membership and support. We all know that the organization functions with a large percentage due to membership fees, therefore we ask those who have not paid membership for 2018 and 2019 to please do so as soon as possible. We would like to inform all members that on the day of Bajram, only members who are current with membership will be allowed to pray and join the ceremony. Also, so that all members including board members have a chance to join the ceremony, membership fees will not be collected on the day of Bajram.

Thank you for your understanding,
The Board of AACC

Alert: 5/12/2019 “Ina Lilahi ve inna ilejhi Raxhiun” – Me keqardhje ju njoftojmë se…

Alert

“Ina Lilahi ve inna ilejhi Raxhiun”

– Me keqardhje ju njoftojmë se ka ndërruar jetë Inajet Shabani baba i Urimit, Rexhailit dhe Sevimit.
Falja e xhenazes dhe varrimi do të bëhen nesër (e hënë) mbas namazit të drekës (1:00pm).
– Konaku do të jetë në shtëpine e Urimit dhe Rexhailit duke filluar prej nesër deri të xhumanë, në adresën:
499 Cotluss Rd
Riverdale, NJ
AACC shpreh ngushëllime familjes dhe lusim Allahun ti falë xhenetin të ndjerit.

Këshilli i Xhamisë – AACC
Riverdale, NJ

Alert: 5/05/2019 – Të nderuar vëllezër dhe motra të besimit Islam! Bota Islame n…

Alert

– Të nderuar vëllezër dhe motra të besimit Islam!

Bota Islame nga dita e nesërme (6 Maj, e Hënë) përjeton ardhjen e muajit Ramazan, muajit të agjërimit, muajit të Kur’anit, muajit të lëmoshës dhe ndihmës vëllazërore.
Muaji Ramazan ashtu siç na mëson të edukojmë shpirtin, na fton edhe për unitet dhe ngritjen e ndërgjegjës tek çdo musliman për të përmirësuar lidhjen me Allahun, me prindërit, me vëllezërit dhe me gjithë muslimanët kudo që jetojnë.
– AACC ju uron përzemërsisht muajin e bekuar të Ramazanit.
Allahu na i pranoftë agjërimin, adhurimet dhe veprat e mira, na sjelltë begati, mirësi dhe paqe në familjet tona.
Sonte (e Diel, 5 Maj) Namazi i Teravisë do të falet në ora 9:30pm.

Gjithashtu lajmërojmë të gjithë ata që duan të shtrojnë iftar në xhaminë tonë, të paraqiten në numrat më poshtë ose të shkruani Emrin Mbiemrin dhe datën në listën e cila do të vendoset në xhaminë tonë.
973-454-4609 Nashir Pollozhani
201-921-8294 Almir Shaqiri

Me Respekt
Këshilli i Xhamisë – AACC
Riverdale, NJ

Alert: 4/19/2019 Urime Nata e Beratit Kjo natë na paralajmëron ardhjen e Muajit Ra…

Alert

Urime Nata e Beratit
Kjo natë na paralajmëron ardhjen e Muajit Ramazan, dhe faktin se duhet të përgatitemi shpirtërisht dhe fizikisht për agjërimin dhe obligimet e tjera fetare. Kjo eshtë natë e faljeve të mëdha nga Zoti mëshirues, të përfitojmë nga kjo falje InshaAllahu teala.
– Këtë natë, çdo besimtar, duhet të masë distancën nga keq bërja dhe duhet të vendosë edhe një herë për të mbyllur dyert që shkojnë tek e keqja.
E lusim Allahun Fuqiplotë që këtë natë ta kaloni me ibadet, dua dhe namaz si dhe të keni mirëqenie familjare dhe gjithmonë të jeni të mbuluar me mëshirën e Tij.

Me Respekt
Xhamia – AACC
Riverdale, NJ

Alert: 4/19/2019 Të dashur prindër, Vetëm një kujtesë se sipas kalendarit të …

Alert

Të dashur prindër,

Vetëm një kujtesë se sipas kalendarit të shkollës, nuk ka shkollë të shtunën më 20 Prill. Megjithatë, për shkak të Festivalit Ndërkombetar Turk javën e ardhshme me 27 Prill, është e detyrueshme që grupi i vogël I vallëzimit të marrin pjesë në praktikë nesër në 1:30-2:30 pm. Në rase fëmija nuk merr pjesë në prova nesër, nuk do te lejohet të kërceje në festivalin me 27 Prill.

Faleminderit!

Dear Parents,

Just a reminder that according to the school calendar, there is no school this Saturday April 20. However, due to the International Turkish Festival next week April 27, it is mandatory that the younger dance group attend dance practice tomorrow from 1:30-2:30 pm. Please note that any child who does not attend tomorrow’s practice will not be able to dance at next week’s festival.

Thank you!