Alert: 8/17/2019 “Ina Lilahi ve inna ilejhi Raxhiun” – Me keqardhje ju njoftojmë se…

Alert

“Ina Lilahi ve inna ilejhi Raxhiun”

– Me keqardhje ju njoftojmë se ka ndërruar jetë Firdevs Veseli/ Ziba, nëna e Afrim Veselit!
Varrimi është bërë në vendlindje!
Për ngushëllime familjes Veseli do të caktohet koha/dita kur familja do të kethehen nga vendlindja!

AACC shpreh ngushëllime familjes dhe lusim Allahun ti falë xhenetin të ndjerës!

Xhamia – AACC
Riverdale, NJ

Alert: 8/17/2019 Të nderuar anëtarë, QKSHA ju informon se viti shkollor 2019/2020…

Alert

Të nderuar anëtarë,

QKSHA ju informon se viti shkollor 2019/2020 do të fillojë të Shtunën në 14 Shtator në orën 10:00 të mëngjesit. Regjistrimi do të bëhet në qendër të Shtunën 7 Shtator nga ora 11:00 e mëngjesit deri ne 12:30 pasdite, e Hënë 9 Shtator nga 6: 30-8: 00 pasdite, dhe E Premte 13 Shtator nga 6: 30-8: 00 pasdite.
Ju  mirëpresim të gjithë anëtarët në përurimin e bibliotekës së qendrës në Qendër në të njëjtën ditë në 1:30 pasdite. Ne do të  vlersojmë çdo libër dhe material lexuese që do të mund të dhuroni! Për dhurime, ju lutemi kontaktoni Gonxhen në 973-981-4055.
Ju mirepresim me padurim ne vitin e ri shkollor!

Me respekt,

QKSHA Riverdale NJ

Dear Members,

AACC would like to inform you that the 2019/2020 school year will begin on Saturday September 14 at 10:00 am. Registration will take place at the center on Saturday September 7th from 11:00 AM to 12:30 PM, Monday September 9 from 6:30 to 8:00 PM, and Friday September 13 from 6:30 to 8:00 PM .
We welcome all members to the inauguration of the Library on the same day at 1:30 pm. We appreciate any books and reading material you can donate! For donations, please contact Gonxhe at 973-981-4055.
We look forward to welcoming you in the new school year!

Respectfully,

AACC Riverdale NJ

Alert: 8/11/2019 “Ina Lilahi ve inna ilejhi Raxhiun” Ka ndërrur jetë Baftisha Kur…

Alert

“Ina Lilahi ve inna ilejhi Raxhiun”

Ka ndërrur jetë
Baftisha Kurtishi
shoqja e Fejzi Kurtishit, nëna e Atmi Kurtishit, varrimi është kryer sot në vendlindje.
Konaku për të ndjerën do të hapet pasi familja të kthehen prej në vendlindje më datë 23, 24 dhe 25 Gusht, në adresën:
338 Central Ave
Wayne, NJ
07470
– AACC shpreh ngushëllime familjes dhe lusim Allahun ti falë xhenetin të ndjerës!

Xhamia – AACC
Riverdale, NJ

Alert: 8/08/2019 “Ina Lilahi ve inna ilejhi Raxhiun” – Me keqardhje ju njoftojmë se…

Alert

“Ina Lilahi ve inna ilejhi Raxhiun”

– Me keqardhje ju njoftojmë se ka ndërruar jetë Xhevat Ibraimi, bashkëshorti i Dashurije Ibaraimi, babai i Argetimit, Blerimit dhe Arbreshës.
Falja e xhenazes dhe varrimi do të bëhen nesër (e xhuma) mbas orës 1:00pm.
– Konaku do të jetë në Xhaminë në Riverdale prej orës 12:00pm deri 9:00 pm, duke filluar prej nesër deri të shtunën,
kurse të dielën në adresën:
135 Passaic Ave
Hawthorne, NJ

AACC shpreh ngushëllime familjes dhe lusim Allahun ti falë xhenetin të ndjerit!

Xhamia – AACC
Riverdale, NJ

Alert: 8/06/2019 Të nderuar anëtarë, Qendra ka nevojë për një mësues që fle…

Alert

Të nderuar anëtarë,

Qendra ka nevojë për një mësues që flet, lexon, dhe shkruan rrjedhshëm në dy gjuhët Shqipe dhe Amerikane. Ky do të jetë një pozicion I paguar. Kushdo që është i kualifikuar dhe I interesuar, ju lutemi dërgoni një resume me email te Albanianacc@gmail.com.

Faleminderit!

Dear Members,

The center is in need of one more teacher who is fluent in speaking, reading, and writing in both the Albanian and English languages. This will be a paid position. Anyone who is qualified and interested, please forward a resume to Albanianacc@gmail.com.

Thank you!

Alert: 8/05/2019 Lajmërim Të nderuar vëllezër dhe motra! Kemi kënaqësine të…

Alert

Lajmërim

Të nderuar vëllezër dhe motra!
Kemi kënaqësine të ju njoftojmë se Kurban Bajrami eshtë në datë 11 Gusht
(e Dielë).

Namazi i Sabahut
5:00AM

Namazi i Kurban Bajramit
8:00AM

– Pasi që jemi në prag të festës së Kurban Bajramit, sa më shumë ta kujtojmë Krijuesin dhe të jemi sa më solidarë ndaj njëri – tjetrit.
“Thuaj: Namazi im, kurbani im, jeta dhe vdekja ime janë vetëm për Allahun…”
– Zoti ju ruajt juve dhe familjet tuaja nga çdo e keqe.

Me respekt
Xhamia-AACC
Riverdale, NJ

Alert: 8/04/2019 Lajmërim Të nderuar vëllezër dhe motra! Kemi kënaqësine të …

Alert

Lajmërim

Të nderuar vëllezër dhe motra!
Kemi kënaqësine të ju njoftojmë se Kurban Bajrami eshtë në datë 11 Gusht
(e Dielë).
Me rastin e festës së Kurban Bajramit,
Xhamia-AACC organizon therjen e kurbaneve në vendlindje.
Të gjithë të interesuarit do të mund ta bëjnë pagesën tek zyra e xhamisë tonë në Riverdale, çdo ditë nga ora 6:30pm deri 9:00pm.
Çmimi i kurbanit për këtë vit është $150.
– Gjithashtu të gjithë ata që nuk e kanë kryer pagesën e antarsisë, do të kenë mundësinë ta kryejnë.

Lusim Allahun e Lartësuar të na pranoj ketë sakrificë, e cila në vete përmban zanafillën e traditës së pejgamberit Ibrahimit alejhi selam, dhe përmes saj Zoti ju ruajt juve dhe familjet tuaja nga çdo e keqe.

Me respekt
Xhamia-AACC
Riverdale, NJ