Alert: 11/06/2021 Të nderuar antar të organizates ju njoftojmë që QKSHA ka vendos…

Alert

Të nderuar antar të organizates
ju njoftojmë që QKSHA ka vendosur të bëj shitjen e njëqind (100) varrezave që ndodhen në tranquility garden në Totowa NJ. Shkaku për shitjen e varrezave është të minimizojmë koston e lart mujore me të cilën perballet organizata jonë
Shitja e varrezave do të behet sic vijon:
Për antaret e regullt që kanë kryer obligimin prej 3000$ ( tre mijë dollar) dhe kan paguar antarsin për tre vitet e fundit, cmimi do të jetë sic janë blerë 1500$ (nje mije e pesqindë dollar)
Për antaret që kan paguar antarsin pēr tre vitet e fundit dhe të cilet kanë filluar të paguajn obligimin e 3000$( tre mijë dollar) por nuk e kanë plotesuar tërsisht cmimi do të jetë 2000$ (dy mijë dollar).
Shitja e varrezave do të filloj në datën 11.7.2021 dhe do të mbaroj më 12.31.2021.
Këto cmime jan vetëm për datat e lartë përmendura, pas shitjes të 100 varrezave nuk do të shiten më, vetëm sipsas nevojës. Për blerjen e varrezave mund të kontaktoni.

Astrit Zhaku ( Kryetar ) 201-873-9994
Shpëtim Mimini ( Sekretar ) 973-960-5039
Mani Sela ( Përgjegjës i Xhamis ) 973-960-1645
Fatos Rizvani 862-287-5641

Me respekt,
Keshilli i QKSHA

Posted in Alerts.

Leave a Reply