Alert: 3/07/2019 Të nderuar vëllezër dhe motra te besimit Islam! Në emer të Kësh…

Alert

Të nderuar vëllezër dhe motra te besimit Islam!
Në emer të Këshillit të Xhamisë – AACC.
Ju njoftojmë se nata e madhe e Regaibit ështe nesër (e enjte) 7 Mars 2019.
Për të gjithë ata që duan ta përcjellin ditën e nesërme me agjërim, Syfyri mbyllet në orën 04:25am ndërsa Iftari hapet në orën 17:56pm.
Nata e mirë Regaib, sipas kalendarit hënor, bie natën e xhumasë së parë (nata që lidh ditën e enjtë dhe të premtë) të muajit Rexhep, i cili është edhe muaji i parë i tre muajve të mirë.
Me vlerat e mëdha që përmban kjo natë, është njëkohësisht lajmëtari i parë i muajit të Ramazanit.
Urojmë që fillimi i stinës së bereqetit për besimtarët mysliman, të sjell mbi ne bekimin dhe të gjitha të mirat e Allahut xh.xh.
Urime!

Me Respekt
Këshilli i Xhamisë – AACC
Riverdale, NJ

Alert: 3/05/2019 “Të Allahut jemi dhe tek ai do të kthehemi”– Kanë ndërruar…

Alert

 

“Të Allahut jemi dhe tek ai do të kthehemi”

– Kanë ndërruar jetë dy foshnja Rahman dhe Rahim Bizati.
Varrimi i tyre do të bëhet nesër (e Martë,5 Mars) pas namazit të drekës ora 12:30, prej te xhamia jonë në Riverdale, NJ.

– AACC shpreh ngushëllime familjes dhe lusim Allahun tju shtojë sabrin familjes.

Xhamia – AACC
Riverdale, NJ