Alert: 12/14/2018 Të nderuar Anëtar me rastin e 41 vjetorit të themelimit të Fondit …

Alert

Të nderuar Anëtar me rastin e 41 vjetorit të themelimit të Fondit të Përbashkët Shqipëtar( Qendra Kulturore Shqiptaro Amerikane-AACC) . 14 Dhjetor 1977 është një ditë e rëndesishme për ne si komunitet sepse është gurthemelimi i Organizatës sonë. Prandaj le të shënojmë të gjithe sëbashku këtë ditë të shenjtë. Ju ftojmë ditën e shtunë në ora 4:00pm të gjithëve që të kujtojmë dhe vlersojmë këtë ditë të vecantë. Me respekt,
Kryetari Burim Zhuta dhe Kryesia e Qendrës.

Alert: 12/10/2018 “Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi ju” Lajmërim: Lajmëro…

Alert

“Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi ju”

Lajmërim:
Lajmërohen të gjithë bashkëatdhetarët se xhamija e jonë organizon mevlud për nder dhe respekt ndaj profetit Muhamed paqja e Zotit qoftë mbi të.
– Mevludi do të jetë më 16 dhjetor – këtë të diel,
duke filluar nga ora 4 pas dite.
Jeni të thirrur të gjithë familjarisht të merrni pjesë!
Pjesemarrja e juaj do tia shtojë bukurinë kësaj mbrëmjeje të madhe!

Me Respekt
Xhamia pranë AACC
Riverdale, Nj

Alert: 12/04/2018 ” Të Allahut jemi dhe tek ai do të kthehemi” – Ka ndërruar j…

Alert

” Të Allahut jemi dhe tek ai do të kthehemi”

– Ka ndërruar jetë Isa Rexhepi, djali i Gazment dhe Bade Rexhepi.
Falja e xhenazes dhe varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër pas namazit të drekës në xhaminë në adresën:
38 Raymond st. Waterbury Connecticut.
Konaku do të jetë hapur tre ditë duke filluar prej nesër deri ditën e premte prej orës 01:00pm deri 5:00pm, në të njejtën adresë.

– AACC shpreh ngushëllime familjes dhe lusim Allahun ti falë xhennetin të ndjerit.

AACC

Riverdale, NJ